Last Updated on 23/07/2026 by Anisa
Ndërsa jashtë ambienteve të Parlamentit situata mbetet e tensionuar me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në Kuvend për tu bashkuar në seancën e radhës plenare.
Para Kuvendit shihen dy fronte, nga njëra anë protestuesit që tentojnë të thyejnë kordonin e policisë dhe nga ana tjetër deputetët që mbërrijnë në Kuvend.
Protestuesit gjithashtu kanë hedhur vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve të cilët po mbërrijnë në ambientet e Kuvendit.
Protestuesit kanë hedhur vezë dhe domate edhe ndaj policisë të cilët më pas janë kundërpërgjigjur me ujë. Kjo ka sjellë për disa minuta shpërndarjen e protestuesve të cilët më pas janë rimbledhur para Kuvendit./ad
