Last Updated on 26/03/2026 by Anisa
Pas deklaratës së deputetes demokrate Jorida Tabaku, e cila gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Shkodër theksoi se Partia Demokratike nuk e ka luksin të humbasë asnjë nga figurat e saj – duke iu referuar konkretisht Ervin Salianji – ka reaguar menjëherë kryetari i PD, Sali Berisha.
Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha deklaroi se Tabaku ka shprehur një mendim personal, por ai vetë mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Salianjit, duke theksuar se largimi i tij është pasojë e veprimeve personale.
“Salianji është vetë përjashtuar, kjo është kur janë shkelur në mënyrë flagrante ato që thotë Statuti. Për dijeni, ai nuk ka patur asnjë funksion, as në Këshillin Kombëtar, as në Kryesi. Për ta respektuar, pasi doli nga burgu, u përfshi në Kryesi, dhe tregoi se nuk ishte i denjë. U vetëpërjashtua me veprimin që bëri. Nuk ka bashkëpunim me krimin, nuk e falim”, u shpreh Berisha
