Last Updated on 29/10/2026 by EL
Seanca plenare e kësaj të enjte u përcoll me përplasje dhe tensione në Kuvend por dhe momente pikante.
Lideri i PD-së, Sali Berisha u kap duke hapur disa lajme të vjetra, ku kërkon 16 këshilltarët e kabinetit të tij qeverisës në vitin 2005.
Nga ana tjetër e sallës, ndodhej Igli Hasani, i cili shihte disa video në “YouTube” me muzikë rock & roll, ndërsa në sfond dëgjohej protesta në Kuvend nga deputetët e PD.
Deputeti i Fierit, Erjo Mile, shfaqet duke parë në internet foto për sedilje makinash./et
