Last Updated on 13/11/2026 by EL
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me demokratët e Kukësit. Në nisje të fjalës së tij, Berisha së bashku me të pranishmit ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të Ekrem Kryeziut, bashkëpunëtorit të ngushtë të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi Kryeziun si një mik të shquar të Kukësit dhe një personalitet të rëndësishëm të Kosovës, duke kujtuar praninë e tij pranë banorëve të zonës edhe në ditët më të vështira.
“Të dashur qytetarë dhe qytetarë, demokratë e demokratë, banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, demokratë e demokratë shqiptarë dhe qytetarë të qytetarë shqiptarë kudo që jeni, një përshëndetje të përzemërt ju këtu në këtë sallë dhe mbarë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Por, para se të vazhdoj këtë fjalë, do t’ju ftoj të nderojmë me një minutë heshtje një mik të shquar të Kukësit, një personalitet të shquar të Kosovës, i cili edhe në ditët më të vështira gjendej këtu midis jush, bashkëpunëtorin e ngushtë të Ibrahim Rugovës, Ekrem Kryeziu. I paharruar kujtimi i mikut tonë!”, tha Berisha./et
