Last Updated on 16/02/2025 by adminfjala
Të hënën e nesërme (16 shkurt 2025) kreu i PD-së, Sali Berisha, duhet të paraqitet në SPAK në kuadër të masës ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj tij nga GJKKO.
Teksa vetëm 2 ditë më parë paralajmëroi një padi për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhën, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Prodën, të cilët i akuzoi se kishin lejuar që mbështetësit e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliajt, të ushtronin presion ndaj SPAK e GJKKO-së, Berisha po kërkon të bëjë të njëjtën gjë.
Njerëzit e Berishës po u kërkojnë militantëve demokratë që nesër të zbarkojnë në dyert e prokurorisë speciale në mbështetje të liderit të tyre, njëlloj siç u mblodhën mbështetësit e kryebashkiakut Veliajt.
“Te dashur miq. Neser diten e Hene ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP it Ju lutem te mobilizojme strukturat e degeve per te qene te gjithe aty ..Ne ora 9:30 perpara selise SKAP-it .Faleminderit”,- ka qenë mesazhi drejtuar strukturave të PD-së.
A nuk është ky një qëndrim me 2 standarde i Berishës, i cili ndryshon sipas leverdisë së tij dhe politikës së ditës? Nëse ish kryeministri e quan presion praninë e mbështetëve të Veliajt para SPAK e GJKKO-së, pse nuk mund të quhet e tillë prania e militatëve demokratë? /e.t