Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me qytetarët dhe simpatizantët në Durrës tha se foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, ndërsa e dyta synon të shpëtojë shqiptarët. Berisha u shpreh më tej se për ta arritur këtë, opozita sipas tij, faktoi se zgjedhjet e 11 majit ishin “farsë”.
Së pari, Edi Rama me zgjedhjet e vjedhura nuk ka legjitimitet. Jo. Pushteti që nuk qëndron mbi votë të lirë nuk është legjitim. Dhe ne në vitin 2025, faktuam një lloj si në vitin 2001, se zgjedhjet u ishin farsë. Ishin farsë. Kështu që sot, çdo ditë, çdo natë, kemi të drejtën e ligjit, të drejtën e kushtetutës, të drejtën e Zotit të përballemi me ta, t’i përzëmë nga pushteti. Po.
Së dyti, çfarë kemi bërë ne? Thamë në zgjedhjet në para këtyre zgjedhjeve, ne bëmë betejë për të patur opozitën, për të për të mbrojtur opozitën. Ne i denoncuam këta dhe çdo aferë dhe shumë e shumë të tjera që s’kanë dalë, janë dosje të dërguara nga Partia Demokratike, të denoncuara me dhjetëra e dhjetëra herë, aktet korruptive të Edi Ramës, ministrave, bashkëpunëtoreve të tij”, tha Berisha./kb
