Last Updated on 09/07/2025 by adminfjala
Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët kanë zbarkuar me urdhër të Edi Ramës për të shembur ndërtimet pa leje në zonë.
Sali Berisha kërkon të ndalet terrori shtetëror mbi banorët e Thethit ndërsa thekson se Ramoduro ka nisur hordhitë në Theth për të prishur kabinat e ngritura nga banorët në tokën e tyre.
“Stop terrorit shtetëror mbi banorët e Thethit! Ramoduro nis hordhitë në Theth për të prishur gabinat e ngrituar në tokën e tyre. Krim i shëmtuar shtetëror!”-shkruan Berisha. m.p.