Last Updated on 19/02/2026 by Anisa
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në David McAllister, David McAllister, zhvilloi dje një vizitë në Tiranë, por nuk pati një takim me kryedemokratin Sali Berisha.
I pyetur nga gazetarët për arsyen e mungesës së takimit, Berisha shpjegoi se kishte takuar vetëm koordinatorin e grupit parlamentar të Partive Popullore (PPE), pasi McAllister kishte një përfaqësi tjetër në takime.
“Unë takova koordinatorin. Me mua u takua koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore. Unë s’kam funksione në komisionet parlamentare. Ata të gjitha takimet i bënë në selitë e Parlamentit. Te unë erdhi koordinatori i grupit parlamentar të PPE, që përfaqëson grupin ku është i afiluar PD dhe u bë një bisedë jashtëzakonisht e rëndësishme. Kryetari ka përfaqësi tjetër sepse në grup ka edhe socialistë, etj. Ikën jashtëzakonisht të ndriçuar”, tha Berisha për gazetarët, raporton A2CNN.
Berisha komentoi edhe për deklaratën e McAllister se “protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale”, duke u shprehur se është në linjë me këtë qëndrim dhe duke theksuar se gjithmonë ka bërë thirrje për protesta paqësore:
“I gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore. McAllisteri është në linjë të plotë me Berishën. Kam ftuar në mënyrë të përsëritur që është kryengritje paqësore. Thirrja jonë është protestë paqësore”, shtoi ai.
Nga ana e tij, McAllister tha se dje kishte zhvilluar takime me tre përfaqësues të Partisë Demokratike: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi, por nuk do të takohej me Berishën.
“Sot jemi takuar me tre udhëheqës të PD, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi. Sa i takon Berishës, nuk do takohem me të sot, pas takimit me ju do shkoj direkt në aeroport”, deklaroi McAllister për A2CNN.
Kjo vizitë është intepertuar si një ndarje të qartë mes lidershipit aktual të Partisë Demokratike dhe figurës së Berishës në marrëdhëniet me Parlamentin Evropian./A.D
