Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se kreu i PD Sali Berisha është shpallur non grata nga SHBA, për shkak të lidhjeve me forcat islamike dhe anti-amerikane, duke përfshirë edhe lidhje me Al Kaedën.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Ngjela tha se statusi non grata nuk mund t’i hiqet më Berishës.
‘Saliu është non grata në SHBA, ai që është non grata në Amerikë nuk të pranon i gjithë perëndimi. Është non grata atje me vendim të parlamentit jo presidentit dhe ata e kanë doktrinë non gratën. Nuk hiqet non grata sepse ka lidhje me Al Kaedën. Saliu ka pasur marrëdhënie me forcat islamike. Non grata i është vënë për këtë që ka marrëdhënie me forcat anti-amerikane e keni në motivin e non gratës këtë’, tha ai. m.p.
