Last Updated on 02/03/2025 by adminfjala
Presidenti Bajram Begaj, përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, dhe prijësin e saj, heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, duke risjellë në vëmendjen e të gjithë shqiptarëve se mesazhi historik i Kuvendit të Lezhës, “Bashkimi bën fuqinë”, nuk e ka humbur kurrë rëndësinë e tij.
Mesazhi historik që vjen nga Kuvendi i Lezhës, “Bashkimi bën fuqinë”, nuk e ka humbur asnjëherë vlerën dhe rëndësinë e tij.
Shqipëria bëhet më e fortë, më e sigurt dhe më e begatë nga kontributi i gjithësecilit, nga bashkimi i energjive pozitive të të gjithë shqiptarëve, kudo ata janë”, – shkroi Presidenti Begaj ne llogarinë e tij në rrjetin social në facebook./ S,M