Last Updated on 24/01/2026 by Monika
Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita është në një betejë të bazuar kundër narkoregjimit.
Sipas Nokës, shqiptarët janë në një betejë për t’u çliruar nga kthetrat e korrupsionit që i vjedhin kartelet e krimit të organizuar.
Ai u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të luftojnë për të drejtat e tyre. Noka ka nënvizuar se protestat do të vazhdojnë deri në çmontimin e narkoregjimit.
“Opozita është në betejë. Jemi në një betejë të bazuar kundër narkoregjimit. Shqiptarët janë në një betejë për t’u çliruar nga kthetrat e korrupsionit, që i vjedhin kartelet e krimit të organizuar. Opozita nuk mund të rrijë duarkryq. Kemi bërë thirrje që të ngrihemi, sepse nuk ka rrugë tjetër. Të ngrihemi, të luftojmë dhe të përballemi për të drejtat tona. Nuk mund të pranojmë këtë narkoshtet, si i vetmi në Europë. Protesta është një shprehje e revoltës ndaj narkoregjimit dhe do të vazhdojë deri në çmontimin e tij”, tha ai./mxh
