Kanë kaluar 25 vjet që kur Destiny’s Child la pa fjalë fansat në të gjithë botën me albumin Survivor, një përvjetor që këngëtarja e njohur Beyonce, anëtare e grupit Destiny Child, nuk do ta harrojë kurrë.
“Sot festohet 25-vjetori i albumit të tretë të Destiny’s Child, Survivor. Motrave të mia të shpirtit, falënderoj Zotin për ju të dyja. Është një nder të këndoj gjatë jetës me ju pranë meje”, shkroi Beyoncé nëpërmjet rrjetit social “Instagram” të shtunën, më 25 prill.
Ajo vazhdoi në postimin e saj duke thënë se pas perdeve, përtej dritave, ato do të jenë gjithmonë engjëjt e saj.
Destiny’s Child publikuan albumin e tyre të tretë, Survivor , në prill të vitit 2001, duke përfshirë këngë të famshme si “Survivor”, “Independent Woman Part I”, “Bootylicious” dhe “Nasty Girl”.
Beyoncé ishte një nga anëtaret themeluese të Destiny’s Child së bashku me Kelly Rowland, LaTavia Roberson dhe LeToya Luckett . Roberson dhe Luckett u larguan nga grupi i vajzave në vitin 2000 përpara se Michelle Williams të bëhej pjesë.
Grupi u shpërbë gjashtë vjet më vonë kur Beyoncé, Rowland dhe Williams ndoqën të gjitha karriera solo.
Ndërsa anëtaret e Destiny Child kanë arritur sukses të madh secila veçmas në karrierën e tyre, ato kanë mbetur të afërta. Beyoncé i ftoi ish-shoqet e saj të grupit të performonin në disa nga koncertet e saj, duke përfshirë shfaqjen në pushimin e Super Bowl 2018./kb
