Koleksioni i parë për vjeshtë/dimër i Matthieu Blazy për Chanel u prezantua të hënën (9 mars) në Grand Palais në Paris, duke sjellë një interpretim modern dhe shkëlqyes të kostumeve klasike të shtëpisë së modës.
Blazy përdori materiale si lurex dhe silikon për të krijuar modele transparente dhe të ndritshme mbi kostumet ikonike të tvidit, të zbukuruara me lule me pendë dhe me rruaza dekorative.
Modelet defiluan përreth sallës së madhe ekspozuese, ku sfondin e dhanë kranet gjigante të ndërtimit me ngjyra primare, të pajisura me llamba që ndizeshin ndërsa tingëllonte kënga e Lady Gaga-s “Just Dance”.
Kostumet u kombinuan me këmisha të pa futura në fund dhe me ngjyra dhe modele kontrastuese, të shoqëruara me këpucët klasike me dy ngjyra të Chanel-it, në kombinime të guximshme si e kuqe dhe lilë iridescente.
Disa modele shfaqën flokë të stiluar me argjend, që përputheshin me pamjet shkëlqyese në tartan jeshil limoni dhe të verdhë. Fustanet ishin të lirshme dhe frymëzuar nga stili flapper i viteve 1920, me bel të ulët dhe të palosur në kofshë.
Matthieu Blazy u emërua drejtor krijues i shtëpisë së modës 116-vjeçare në fund të vitit 2024 dhe prezantoi koleksionin e tij të parë përpara një publiku të mbushur me yje të famshëm në tetor të vitit të kaluar./mxh
