Last Updated on 21/02/2026 by Anisa
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se aksin Librazhd-Përrenjas është i bllokuar totalisht për të gjitha mjetet, përfshirë ambulancat, zjarrfikëset dhe Policinë.
Strukturat përgjegjëse janë në terren dhe po monitorojnë situatën. Prefektura e Qarkut Korçë është në koordinim të plotë me institucionet përkatëse.
“Bazuar në njoftimin e marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, aksi rrugor nacional Librazhd – Prrenjas është bllokuar totalisht për qarkullimin e mjeteve.
Strukturat përgjegjëse janë në terren dhe po monitorojnë situatën në vijimësi. Për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ketë njoftim zyrtar.
Prefektura e Qarkut Korçë mbetet në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatës.”, thuhet në njoftim.
