Last Updated on 05/02/2025 by adminfjala
Në mungesë të kreut të Partisë së Lirisë, i cili po qëndron në ambientet e paraburgimit të “Jordan Misja”, Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së ka zhvilluar një takim në selinë blu në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. PL duket e paorintuar edhe në terren, pasi partia ka ngelur në dorë të të rinjve. Blushi ka qenë në takim me Flamur Nokën, Sekretarin e Përgjitshëm të Partisë Demokratike. Po ashtu mësohet se temë e diskutimit mes tyre është protesta e së shtunës, por edhe zgjedhjet e 11 majit për të vijuar negociatat për koalicionin. Ky takim vjen në një kohë kur lideri i PD, Sali Berisha, vijon vizitën e tij në Gjermani ku mori pjesë në kongresin e CDU. Nga ana tjetër lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në qeli prej më shumë se 100 ditësh. Ky i fundit konfirmoi garimin për zgjedhjet e 11 majit dhe premtoi se do jetë deputeti më i votuar.