Last Updated on 29/06/2026 by Kesjana
Botërori 2026 po rezulton një sukses i jashtëzakonshëm, duke vendosur rekorde të reja si në aspektin sportiv, ashtu edhe në interesimin e tifozëve. Turneu, i pari me 48 kombëtare dhe 104 ndeshje, ka tërhequr miliona spektatorë në stadiume dhe audienca rekord televizive në mbarë botën.
Një nga protagonistët kryesorë vazhdon të jetë Lionel Messi, i cili ka shkruar histori duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës me 19 gola. Edhe Cristiano Ronaldo ka vendosur një rekord unik, duke shënuar në gjashtë edicione të ndryshme të Botërorit, ndërsa Kylian Mbappé po vazhdon ndjekjen e rekordeve të sulmuesit argjentinas.
Deri më tani janë zhvilluar 73 ndeshje, ku janë shënuar 215 gola, me një mesatare prej afro tre golash për takim. Stadiumet kanë pritur rreth 4.7 milionë tifozë, ndërsa interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm edhe në zonat e tifozëve dhe në transmetimet televizive, veçanërisht në SHBA, Brazil dhe Kinë.
Mes statistikave më interesante të turneut spikat edhe fakti se Messi u bë lojtari më i vjetër që realizon një “hat-trick” në një Botëror, ndërsa Belgjika kryeson për numrin më të madh të goditjeve drejt portës. Haiti është skuadra me më shumë faulle të kryera, ndërsa Panamaja ishte e vetmja kombëtare që nuk shënoi asnjë gol në fazën e grupeve. /kb
