Last Updated on 30/06/2025 by adminfjala
FIFA po shqyrton mundësinë që edicioni i ardhshëm i FIFA Club World Cup të zhvillohet gjatë dimrit, një ndryshim që mund të shkaktojë trazira në kalendarin e kampionateve europiane.
Katari, vendi që organizoi Kupën e Botës në 2022, ka shprehur interesin për të qenë nikoqiri i radhës së këtij turneu të zgjeruar, pas edicionit të parë këtë verë në Shtetet e Bashkuara.
Për shkak të temperaturave ekstreme gjatë verës në Katar, turneu duhet të mbahet në dhjetor, siç ndodhi edhe me Kupën e Botës në 2022.
Sipas raportimeve të The Guardian, përfaqësues të Katarit kanë zhvilluar bisedime me zyrtarët më të lartë të FIFA-s në SHBA për një mundësi ndryshimi të vendit të organizimit. Katar synon të organizojë këtë turne në dhjetor të vitit 2029. m.p.