Kryeministri Edi Rama ndodhet sot më 17 dhjetor 2025 në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje e rëndësishme që bën bashkë liderët e rajonit dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian.
Ky samit, i organizuar për të katërtin vit radhazi, synon të thellojë bashkëpunimin rajonal, të forcojë perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të diskutojë temat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe integrimit gradual.
Në nisje të agjendës, Kryeministri Rama u prit në një takim nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa. Takimi u përqendrua në diskutime mbi procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe masat konkrete për avancimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian. Ky takim u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe bashkëpunuese.
Pas takimit, Rama do të marrë pjesë në seancën plenare të samitit me temë: “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë ‘Roam like at home’, si dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.” Kjo seancë drejtohet nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa dhe në të marrin pjesë Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola./kb
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP NUIS/NIPT : L92423005H
Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.