Last Updated on 06/04/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish opozitën përmes një videoje në rrjete sociale, këtë herë duke inskenuar një “dialog” mes kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha me kreun e koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj dhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha.
Në dialog, kryeministri e portretizon Lapajn si një politikan të ri, por të lidhur me të kaluarën dhe jo si përfaqësuese e vërtetë e ndryshimit. Berisha shfaqet si figura që e udhëzon nga prapaskena. Ndërkohë Basha ‘fton’ Lapaj që të bëhet Euroatlantik, ndërsa përsërit retorikën e vazhdueshme se 7×7=313.
Pjesë nga biseda:
Lapaj: O buf, ti thua të them Shqipëria bëhet po si bëhet?
Berisha: Me zhurmë dhe premtime Lapaj!
Basha: Revolucioni ka ardhur! 7×7=313
Lapaj: O Basha fli or burrë se s’ta kemi ngenë edhe ty!
Basha: Unë të fle? Tani që fitorja po më buzëqesh s’ka më gjumë!
Berisha: Kurrë s’do ketë fitore për ty tradhtar! Fitorja do t’i buzëqeshë vetëm Lapaj po më dëgjoi mua!
Basha: Lapaj e gënjen mendja bashkë me ty! To Adriatik bëhu euroatlantik!
Lapaj: Ik o Basha merru me Ramën që gënjen. Berisha është burrë që e mban llafin.
Berisha: Bravo Lapaj! Ti bëhesh! Tani rolin e ke ti!
Lapaj: Do rris pagat, do ul çmimet, do e bëj Shqipërinë lule o lule.
Berisha: Shkëlqyeshëm! Dhe kur të të pyesin si do t’i rrisësh pagat do thuash do ia marrim hajdutëve.
Lapaj: E di atë!
Berisha: Nëse dikush thotë që ti punon për mua, do thuash jam i ri. Jam i popullit, jo i politikës!
Lapaj: Ashtu jam!
Berisha: Ti je një talent natyral djalosh. Gënjen dhe i beson edhe vetë ato! Bravo!
Lapaj: Shqipëria bëhet atëherë!
Berisha: Atë e shohim më vonë, po tani përgatitu se po vjen ora e shfaqjes./e.t