Borussia Dortmund triumfoi 2-1 ndaj Bayer Leverkusen, në supersfidën e javës së 12-të në Bundesligë.
Leverkusen e nisi ndeshjen më mirë pas formës së fundit pozitive, por nuk arriti të konkretizonte rastet në pjesën e parë.
Dortmund shfrytëzoi një goditje standarde në fund të pjesës së parë, me Anselminon që shënoi me kokë.
Në pjesën e dytë, Leverkusen humbi një mundësi të mirë me Tillman, ndërsa Dortmund e dyfishoi me një gol të Adeyemit në minutën e 65-të. Leverkusen reagoi vonë dhe ngushtoi rezultatin me Kofane në minutën e 83-të.
Përpjekjet e fundit nuk ndryshuan rezultatin dhe Dortmund e menaxhoi fundin e sfidës. Me këtë fitore, Dortmundi u ngjit në vendin e tretë me 25 pikë, duke kaluar Leverkusenin që mban vendin e katërt me 23 pikë./ K.M
