Bayer Leverkusen fitoi 1-0 ndaj Borussia Dortmund në javën e 29-të të Bundesligës. Golin e vetëm të takimit e shënoi Andrich në minutën e 42-të.
Me këtë fitore, Leverkusen ngjitet në vendin e pestë me 52 pikë, vetëm një pikë larg zonës Champions. Dortmund mbetet në vendin e dytë me 64 pikë, duke pësuar humbjen e dytë në shtëpi këtë sezon.
Në këtë ndeshje, rastet ishin të pakta, me një ritëm të ulët në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Dortmund provoi të reagojë, por nuk arriti të shënojë, pavarësisht rasteve me Guirassy dhe Brandt. Ndërkohë, Leipzig fitoi 1-0 ndaj Borussia Monchengladbach, me golin vendimtar të Diomande në minutën e 80-të.
Leipzig mban vendin e tretë me 56 pikë pas kësaj fitoreje. Në duelet e tjera, Heidenheim fitoi 3-1 ndaj Union Berlin, ndërsa Wolfsburg u mposht 2-1 nga Eintracht Frankfurt./mxh
