Mbrëmjen e kësaj të mërkure, luhen ndeshjet e fundit të raundit të tetë në fazën e ligës së Champions League.
Vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Interit dhe Borussia Dortmund, dy skuadra që luftojnë për një vend mes tetë më të mirave. Interi renditet i 14-ti me 12 pikë, ndërsa Dortmund mban vendin e 16-të me 11 pikë.
Duel interesant zhvillohet edhe mes Napolit dhe Chelsea-t, me anglezët në garë për tetëshen dhe italianët që rrezikojnë eliminimin.
PSG dhe Neëcastle përballen në një ndeshje direkte mes skuadrave që ndodhen aktualisht në zonën e kualifikimit direkt.
Juventusi luan në transfertë ndaj Monacos, ndërsa Bayern Munich, i kualifikuar, përballet me PSV-në.
Manchester City pret Galatasaray-n, ndërsa Real Madrid luan në Portugali ndaj Benficas. Barcelona dhe Arsenal luajnë në shtëpi për të mbyllur këtë raund./K.M
NDESHJET

