Last Updated on 20/08/2025 by adminfjala
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë më parë, ka dhënë një intervistë për revistën “NEWSBOMB” ku nuk është kursyer të flasë për jetën familjare, ashtu si dhe për karrierën e saj jashtë syrit publik dhe përfshirjes pa dëshirë në botën politike si bashkëshortja e Edi Ramës.
Kjo dalje e Linda Ramës në publik, vijon të bëjë jehonë në mediat vendase.
Një reagim ka ardhur nga gazetari dhe botuesi Çim Peka, i cili e quan intervistën e Linda Ramës për Revistën Newsbomb.al një propagandë e vazhduar nga pushteti i bashkëshortit të saj.
Teksa e quan bashkëshorten e kryeministrit “një grua të shkëputur nga morali dhe realiteti”, Çim Peka kujton dhe nisën që nxiti dikur në radhët e grave deputete të PD-së, për ta akuzuar Linda Ramën për përfshirje në politikat shtetërore nëpërmjet ushtrimit të profesionit të saj si ekonomiste.
Postimi i Çim Pekës:
Mire Ramen, por tani duhet te durojme edhe Linditen me disa mbiemra! Me arrogancen e nje gruaje qe ka shkeputur cdo lidhje me moralin dhe realitetin, nese ka pasur ndonje here, prej tre ditesh portalet e Rames botojne porosite e Linda Rames nga nje autointerviste e saj.
Shprehte “keqardhjen” per shtepite e prishura ne Theth, por ne mungese te ambasadores se SHBA ne Tirane, u bente te qarte malokeve te Thethit se nuk mund te ndertoni pa leje.
A thua se kjo gruaja dhe burri i saj nuk ndertojne pa leje prej dekadash. Madje edhe dhe kulla pa leje ne mes Tiranes.
Me epikja ishte verdikti i kesaj sovraneje nga morali, kunder deputeteve te opozites qe denoncuan milionat qe merr gjoja per te kontrolluar qeverine e burrit te saj.
Duhej tu vij turp thoshte per grate deputete te opozites, kjo grua qe i jep te drejten vetes edhe te diktoje nese duhet denoncuar babzia e saj ne gjithcka.
Se fundi ka hyre edhe ne media me portale e duke paracaktuar drejtuesen e TV publike, si shperblim ndaj fleterrufese se saj kunder deputeteve te opozites qe denoncuan Linditen.
Tani keto zonjat e opozites qe jane sulmuar nga Lindita Rama, se paku mund te perdorin GPT, qe mos te reagoje Doris Pack para tyre! m.p.
