Tifozët e Skocisë kanë gjetur një zgjidhje të pazakontë për të shmangur kostot marramendëse të transportit gjatë Kupës së Botës 2026. Ata kanë marrë me qira më shumë se 30 autobusa të verdhë shkollorë amerikanë.
Anëtarët e njohur të “Tartan Army” vendosën të përdorin mjetin ikonik të transportit pasi autoritetet në Boston vendosën çmimin e jashtëzakonshëm prej 80 dollarësh (rreth 60 paund) për një biletë vajtje-ardhje me tren drejt stadiumit “Gillette” në Foksborou, ku skuadra e drejtuar nga Stiv Klark do të përballet me Haitin dhe Marokun. Për të kursyer edhe më shumë, shumë tifozë skocezë kanë zgjedhur të qëndrojnë në Providence, në “Rhode Island”, në jug të stadiumit, ku akomodimi është dukshëm më i lirë se në Boston.
Edhe pse parkimi i autobusëve në stadium kushton plot 650 dollarë (484 paund), tifozët besojnë se duke ndarë shpenzimet mes tyre, udhëtimi me autobusët shkollorë do t’u kushtojë vetëm rreth 30 dollarë (22 paund) për person. Për krahasim, parkimi i një automjeti privat në stadium kushton 175 dollarë (130 paund), ndërsa për ndeshjet e NFL-së bileta e trenit drejt stadiumit kushton vetëm 20 dollarë (15 paund). Tifozët anglezë Ndërkohë, edhe tifozët e Anglisë duket se po ndjekin shembullin e rivalëve të tyre historikë. Shumë prej tyre kanë organizuar autobusë privatë për të udhëtuar drejt ndeshjeve në Boston, Nju Jork dhe Dallas.
Mbështetësit e “Tre Luanëve” pritet të paguajnë rreth 50 dollarë (37 paund) secili për transportin, një shifër dukshëm më e ulët se alternativat zyrtare. Kostot e larta të transportit kanë shkaktuar reagime të shumta negative, ndërsa kur kombinohen me çmimet e biletave, shumë tifozë e konsiderojnë Botërorin 2026 si më të shtrenjtin në histori.
Edhe “Football Supporters Association” ka reaguar ashpër, duke e cilësuar situatën si “skandaloze”. Në përpjekje për të ulur shpenzimet edhe më tej, disa tifozë britanikë po zgjedhin fluturime indirekte drejt SHBA-së, duke kaluar përmes vendeve si Islanda dhe kryeqytetit të saj, Rejkjavik, për të përfi tuar tarifa më të lira. Botërori 2026 pritet të thyejë rekorde për numrin e tifozëve, por për shumë prej tyre sfida më e madhe nuk do të jetë ndjekja e ekipit të zemrës në stadium, por përballimi i kostove gjithnjë e më të larta të udhëtimit./mxh
