Last Updated on 10/10/2025 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
Në një Shqipëri, ku politikani merret me fustane grash, dhe llomotit gjithë ditën teoritë e ndarjes klasore, krahinore dhe klanore, natyrisht që edhe çobani do tëmerret me analiza politike. Isha duke u kthyer nga njëzone malore, dhe rrugës, ndalova. Më bëri përshtypjetufa e bagëtisë. U ndala, preka bagëtinë, takova edheçobanin, me të cilin nuk ishte fare e vështirë të hyje nëmuhabet. Nga rreth 20 minuta që qëndrova atje, duke kundruar bagëtinë dhe majat e maleve, ishte ai, çobani, që më mbajti me muhabete politike. Të bënte“analizën” e ngjarjave politike, madje dhe dy liderëveRama dhe Berisha, aq sa nuk kisha dëgjuar nga ata qëmbushin studiot televizive darkave. Çobani të fliste për“qeverisjen, Parlamentin, deputetët, rritjen e pagavedhe pensioneve, fliste për Saliun, Mul Nokën, Gaz Bardhin, jepte këshilla se si “duhet rrëzuar qeveria”, bënte prognozën e luftës në Gaza, në Ukrahinë, më folipër Trump, Putin, Netanjahun, madje edhe për Kim Yong Ung-un, por vetëm për bagëtinë jo. Mbeta ihabitur, dhe i thashë se “unë u ndala dhe u mahnita ngapamja, bagëtia, vendi aq piktoresk”, etj… Por nuk ishtee thënë, çobani vazhdonte me të vetën, vazhdonte tëbënte analiza politike. Porsa e mori vesh se, ishagazetar, atëhere nisi nga kritikat dhe leksionet se si“bëhet gazetaria në Shqipëri”. Epo thashë me vehte“nuk e kisha besuar se këtu rrëzë malit, mes tufës me bagëti dhe muzikës së këmborës së tyre, të dëgjojaanaliza politike nga goja e një çobani”. I lindur në1969, çobani kishte jetuar në dy kohë, Enverin dheSaliun. Ushtrinë e kishte bërë në Gardën ë Republikës, nga ku thoshte se “çdo të martë kishim atje analizapolitike mbi rrezikun anglo-amerikan”. Dhe nuk kishtefaj çobani. Politika, dhe jo pasioni për punën dhe tufëne bagëtive, ishin gjëra të ndara hollë sipas tij. Me vehte kishte edhe një goxha celular, një radio dore, dhenë stan edhe televizorin, kështu më tha. Pra, çobani nukishte i shkëputur nga realiteti, madje fliste me shumëzell, më shumë për politikën, për Saliun, demokratëtdhe socialistët, se sa për mbarështrimin e bagëtive. Kishte 16 vjet që merrej me bagëtitë. Në stan kishteedhe familjarët e tij, por thoshte se “pasioni im më imadh mbetet politika, edhe pse kam vetëm 8 klasëshkollë”. Ja pra, ky është realiteti në Shqipëri. Ku askush nuk merret me punën, hallet dhe problemet e tij, por u qajnë hallin politikanëve, u dinë atyre rrogën, pronat, farefisin, tipin e makinës, dhe ndoshta dhenumrin e këmbës. Por vetëm numrin e krerëve tëbagëtive që kulloste, nuk dinte çobani. Nuk u habita, nuk mbeta i surprizuar, pasi edhe në kafenetë e lagjeve,apo ato në qendër, të njëjtat biseda dëgjon. Bëjnëanaliza politike muratori, xheneriku, montatori apo dhekamarieri, dhe askund nuk dëgjon të diskutojë mbiproblemet e veta, mbi shqetësimet e ditës, apo tigëzohet ndonjë eventi familjar. Jo ore, të gjithë siçobani, merren me politikë, dhe të japin edhe “receta” se si “Shqipëria të ecë më shpejt drejt BE”. Dikushmadje këshillon edhe Edi Ramën, se si “ta shpejtojëfutjen në BE”, apo dikush tjeter Sali Berishën se si “tëbëjë opozitë për të rrëzuar qeverinë”. Dhe kjo ngjet ngamëngjesi deri sa flenë, pasi debati dhe analiza politikevazhdon nga kafenetë në shtëpitë e tyre, nga kullotamajë malit, në stanin e ngritur buzë lumit./kb
