Last Updated on 19/11/2025 by EL
Gjatë vizitës së princit saudit Mohammed bin Salman në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë u organizua një darkë gala ku morën pjesë shumë personalitete të njohura, mes tyre edhe Cristiano Ronaldo me partneren e tij, Georgina Rodríguez. Në këtë event ishin të pranishëm gjithashtu figura të njohura nga biznesi si Elon Musk dhe Tim Cook.
Gjatë fjalës së tij, Donald Trump shprehu vlerësimin për Cristiano Ronaldon, duke theksuar se prania e tij e bënte ngjarjen edhe më të veçantë. Ai madje tha me humor se djali i tij e respekton më shumë tani që pati mundësinë t’ia prezantonte yllin portugez të futbollit.
“Kjo dhomë është e mbushur me udhëheqësit më të mëdhenj në botë, në biznes, në sport. Faleminderit për praninë tuaj”, tha Trump. m.p.
