Last Updated on 05/08/2025 by adminfjala
Departamenti i Shtetit në SHBA ka propozuar një rregull të ri që mund të ndikojë ndjeshëm procesin e aplikimit për vizë amerikane. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në Federal Register, aplikantëve për viza turistike dhe biznesi nga vende me norma të larta të qëndrimit të paligjshëm mund t’u kërkohet një garanci financiare deri në 15 mijë dollarë, për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ky ndryshim do të jetë pjesë e një programi pilot 12-mujor, që do të hyjë në fuqi brenda 15 ditëve nga botimi zyrtar. Masa ka për qëllim të sigurojë se vizitorët respektojnë kushtet e vizës së tyre, përndryshe garancia nuk do t’u kthehet.
-Nuk ofrojnë informacion të mjaftueshëm për verifikimin e dokumenteve;
-Ofrojnë shtetësi përmes investimeve, pa kërkesë për banim fizik në vend.
Kjo masë nuk do të aplikohet për qytetarët e vendeve pjesëmarrëse në Programin e Heqjes së Vizës (Visa Waiver Program), që u mundëson shtetasve të udhëtojnë në SHBA për 90 ditë pa vizë. Aktualisht, në këtë program janë përfshirë shumica e vendeve të Bashkimit Evropian dhe disa vende në Azi dhe Lindjen e Mesme.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një deklarate në Kuala Lumpur, konfirmoi se rregulli synon të minimizojë abuzimet me vizat amerikane dhe të sigurojë integritetin e sistemit të emigracionit.
Megjithatë, Departamenti thekson se garancia mund të përjashtohet në raste të veçanta, në bazë të rrethanave individuale të aplikantit.
