Last Updated on 17/07/2026 by Anisa
Është miratuar me debate Plani Vendor i Veprimit për barazinë gjinore 2026-2030 në Këshillin Bashkiak Durrës.
Opozita sërish votoi kundër planit, që këtë herë u miratua me 27 vota pro dhe 6 kundër. Mbledhjen e kaluar, PVV-ja u rrëzua, pasi mori vetëm 25 vota.
Ai u rifut në mbledhjen jashtë radhe të Këshillit, pas disa ndryshimeve në terminologji. Herën e kaluar, debati u fokusua te “transformimi gjinor”, që këtë herë erdhi si një qasje transformuese gjinore.
Në emër të opozitës, këshilltari demokrat, urbanisti Ardian Muka, shprehu votën kundër, duke thënë se beson se do t’i dënojë historia për ligjin e kaluar më parë në Parlament dhe planin që mbështetet në të.
Këshilltari Florian Tahiri, që mbledhjen e kaluar pati abstenuar, këtë herë shprehu votën pro pas ndryshimeve të bëra dhe sqarimeve nga bashkia./ad
