Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
Seanca parlamentare po zhvillohet mes debatessh. Deputetët demokratë akuzojnë kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për seancat e kaluara.
Deputeti Flamur Noka e ka quajtur Peleshin ushtar të Ramës.
“Në dy seanca e kaluara, ju keni spikatur për një gjë, më vjen keq që ua them.
Keni si një militant i zellshëm dhe ushtar.
Nuk ka nevojë të më lexosh gjë, se e di.
Nuk mund të jeni sufler, jeni aty për të administruar seancën, jo sufler.
Do ikni edhe ju me turp si të tjerët, mos bëj suflerin lërini deputetët të flasin.
Unë po them, atë që tha deputeti Kaso.
Ju duhet të kërkoni ndjesë. Një ndjesë të madhe opozitës dhe qytetarëve.
Sepse në ditën kur qytetarët prisnin se ju do të jepnit një shenjë se do të respektoni demokracinë në vend, sepse e keni përdhosur prej 12 vitesh në këtë vend, ju dhatë një shenjë tjetër, se ju me arrogancën tuaj treguat se nuk pyesni as për demokraci, as për liri, as për të drejta të opozitës.
Ne jemi këtu, jo republikë parlamentare, jo sepse parlamenti u përdhos nga kryeministri, dhe ju treguar që jeni një republikë kryeministrore.
Dhe këtu çfarë ka? Këtu ka kartona, ka armiq që kryeministri i imagjinon dhe i ka në atë mendjen e tij dhe ju vazhdoni e bëni vetëm çfarë ju thotë.
Kryeministri e ka të drejtën e fjalës, e ka të drejtën e fjalës dhe kryetari i opozitës dhe ministrat.
Kryeministri nuk ka të drejtë të fyejë opozitën, as të kërcënojë, as të shantazhojë. E fyeu, e kërcënoi dhe e shantazhoi opozitën dhe ju nuk morët asnjë masë.
Përkundrazi, pse morët masë ndaj kryetarit të grupit parlamentar të opozitës, pse kundërshton dhe nuk pranon poshtërimin”, është shprehur Noka./E.S
