Last Updated on 11/05/2026 by EL
Presidenti francez Emmanuel Macron ka ndërprerë përkohësisht konferencën kulturore “Africa Forward” gjatë një samiti në Nairobi, pasi u irritua nga zhurma dhe mungesa e vëmendjes në sallë.
Teksa folësit diskutonin mbi kulturën dhe bashkëpunimin me Afrikën, Macron ndaloi fjalimin për të qortuar audiencën, duke kërkuar respekt për pjesëmarrësit në panel.
“Më vjen keq, por është e pamundur të flasësh për kulturën në këto kushte, kur njerëzit vijnë këtu të frymëzuar për të folur dhe ka kaq shumë zhurmë përreth”, deklaroi presidenti francez.
Ai shtoi se të pranishmit duhet ose të dëgjonin me vëmendje folësit, ose të largoheshin nga salla, duke e cilësuar situatën si “mungesë totale respekti”.
Ngjarja ndodhi gjatë konferencës “Africa Forward”, e organizuar në Nairobi të Kenias, ku liderë politikë, artistë dhe aktivistë diskutuan mbi kulturën, inovacionin dhe bashkëpunimin mes Afrikës dhe Europës./et
