Last Updated on 15/10/2025 by Kesjana
Në fjalimin e sotëm për mediat kryetari i PD, Sali Berisha është pritur me buqetë me lule, si urim nga demokratët për ditëlindjen e 81-të.
Berisha u shpreh se sekreti i tij është vetëm një, duke ia atribuuar shëndetin e tij vetëm punës.
“Mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të madhit Zot, familjes, dashimirësve, miqve dhe të gjithë mbështetësve në këto 35 vite.
Nuk kam fjalim, por unë e di se të gjithë ju këtu, këta gazetarë, kameramanë që i kemi të pranishëm dhe të gjithë ata që na ndjekin, e kanë një pyetje.
Cili është sekreti i këtij njeriu?
Po, Belind, pyesin, cili është sekreti?
Se unë sot shkruajta vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty.
Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time.
Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një, është puna, puna dhe vetëm puna.
Edhe njëherë mirënjohje.”/kb
