Iniciatori i Kuvendit të Veriut të Shqipërisë, Zef Gjonaj ndau sot një kritikë për aleatët e pranishëm në tryezën e opozitës.
“Unë këtë tryezë e shikoj si njerëzve të ditur të Shqipërisë, që kanë ardhur për t’i dhënë zgjidhje kësaj logo, për të sqaruar se ku jemi dhe çfarë do të bëjmë. Nëse shkojmë me denoncime nuk do të fitojmë asnjë herë. Na vjen vështirë që kur shkojmë në terren gjejmë njerëz që kanë nevojë për inteligjencën tonë. Unë kam jetuar shumë kohë jashtë vendit dhe kam ardhur në Shqipëri për të sjellë një kulturë moderne. Më vjen mirë kur shoh moshën që janë krah meje që janë politikanë, por me thënë të drejtën kanë ardhur sot të larë, të veshur dhe të mbathur, janë lodhur tre ditë për të gjetur një kollare për të ardhur këtu dhe për të përfaqësuar parti pa emër, pa numër dhe pa elektorat. Populli pret ndryshime nga inteligjenca shqiptare, edhe nga diaspora shqiptare”,-tha Gjonaj./Kb
