Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Bashkia, Sulejman Demollari u vlerësua si një nga figurat më të rëndësishme të futbollit, duke u kthyer në një simbol frymëzimi për të rinjtë dhe komunitetin sportiv.
Mes emocionesh, Demollari në rrëfimin e tij u ndal te kujtimet e fëmijërisë që ishin zanafilla e një rrugëtimi të gjatë e të suksesshëm.
Gjatë kësaj ceremonie, Bashkia Maliq nderoi edhe dy figura të tjera të spikatura. Me titullin “Krenaria e Bashkisë Maliq” u vlerësuan edhe Gjergji Merlika dhe Ali Refatllari, për kontributin e tyre në fushën e arsimit dhe mjekësisë./et
