Last Updated on 20/02/2026 by Anisa
Ekspertët njoftuan një përparim të madh në trajtimin e kancerit të pankreasit, një kombinim prej tre medikamentesh ekzistuese shkatërron plotësisht tumorët në minj laboratorikë. Ky zbulim mund të hapë rrugën për provat klinike tek njerëzit.
Kancer i pankreasit është një nga më vdekjeprurësit, me një jetëgjatësi mesatare shumë të shkurtër pas diagnostikimit. Ai shpesh zbulohet vonë, sepse simptomat janë të pakta në fazat e hershme.
Faktorët kryesorë të rrezikut:
Mosha: Shumica e rasteve ndodhin tek të moshuarit mbi 75 vjeç, por incidenca po rritet tek të rinjtë, sidomos tek gratë.
Pirja e duhanit: Rreth 20% e rasteve lidhen me duhanin.
Mbipesha: Obeziteti, veçanërisht ai abdominal, mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2, të cilat rrisin rrezikun.
Historia familjare: 5–10% e rasteve lidhen me gjenet BRCA1, BRCA2 ose PALB2 dhe sëmundje të tjera të trashëguara si Peutz–Jeghers, FAMMM dhe Lynch.
Alkooli dhe pankreatiti
Pirja e tepërt dhe pankreatiti kronik rrisin rrezikun. Përdorimi i disa injeksioneve për humbje peshe (GLP-1 agonistë) mund të shkaktojë pankreatit në raste të rralla, por lidhja me kancerin nuk është konfirmuar.
Ushqimi: Konsumi i tepërt i mishit të kuq dhe të përpunuar (si bacon, sallam) mund të rrisë rrezikun deri në 38%, sidomos tek meshkujt dhe kur mishrat gatuhen në temperatura të larta.
Në përgjithësi, rritja e moshës, zakonet e jetesës, mbipesha dhe faktorët gjenetikë janë më të rëndësishmit për këtë sëmundje të rrezikshme. Parandalimi përfshin ndalimin e duhanit, kontrollin e peshës, kufizimin e alkoolit dhe një dietë të shëndetshme./fjala.al-A.D
