Last Updated on 15/10/2026 by Anisa
Delegacioni Europian në Shqipëri ka dënuar përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, si dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.
Në një reagim, Delegacioni Europian u ka bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin aktet e dhunës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore në një shoqëri demokratike.
“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.
U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci.
Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.
Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.”
Delegacioni Europian ka nënvizuar kështu rëndësinë e ushtrimit paqësor të së drejtës së protestës dhe të zgjidhjes së shqetësimeve përmes dialogut konstruktiv mes palëve./ad
