Deputetë të Partisë Demokratike janë paraqitur këtë të enjte në Kuvend të pajisur me pankarta, duke sjellë në ambientet e Parlamentit mesazhet e protestave që po zhvillohen në vend.
Ata kanë ngjitur në xhamin e derës kryesore të Kuvendit një pankartë ku shkruhet: “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”.
Veprimi i deputetëve opozitarë vjen në një kohë kur protestat kundër projektit në Zvërnec kanë hyrë në ditën e 11-të./a.d
