33-vjeçari Salah, pas përfundimit të sezonit, pritet të gjej një klub të ri.
Destinacioni më i mundshëm duket Arabia Saudite, me Al-Itihad që verën e kaluar bëri edhe disa oferta zyrtare, ndonëse edhe Al-Hilal po ashtu ka shfaqur interesim të madh, me oferta të larta financiare. Intersim për sulmuesin egjiptian ka edhe Paris SG, por drejtuesit parizienë nuk bënë kurrë ofertë zyrtare.
Mirëpo, situata e fundit mund t’i shtyjë ata për transferim gjatë verës. Salah, po ashtu është përmendur në media për një transferim në Spanjë, te Barcelona ose Real. Opsion për të ardhmen e 33-vjeçarit mbetet edhe MLS-ja, ku shumë yje janë transferuar atje në vitet e fundit. Çdo enigmë do të zgjidhet në muajt e ardhshëm për Salah./mxh
