Tre persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur të shtunën për shkak të detit të trazuar që goditi ishullin turistik spanjoll, Tenerife.
Një burrë që ra në ujë në La Guancha, në veri të ishullit, u transportua me helikopter, por vdiq në spital.
Në një incident tjetër, një burrë u gjet i shtrirë në plazhin e El Cabezo në jug të ishullit dhe nuk mund të rikuperohej nga stafi i shpëtimit./kb
