Last Updated on 29/10/2026 by Monika
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim dhune enkas ndaj studentëve. Ai është shprehur se policët i urdhëron drejtpërsëdrejti Rama me qëllim nxjerrjen jashtë funskionimi të protestës.
Gjoni u shpreh se shoqërimi i të rinjve dhe sidomos i të miturve nëpër komisariate është një rast i paprecedentë dhe për këtë partia ku ai aderon do të ndërmarrë hapa të mëtejshme ligjore për çdo rast të denoncuar.
“Ne kemi tentuar edhe në reformën territoriale dhe biles u kritikuam për marrjen pjesë, sepse ka qëndrime të ndryshme dhe ne duhet të jemi të qartë në raport me këtë, ka qëndrime të ndryshme nga ana e opinionit publik, ka qëndrime të ndryshme nga ana e anëtarëve të Partisë Demokratike në lidhje me qëndrimet që duhet të mbajë Partia Demokratike në raport me seancat plenare.
Por ne tentuam që t’a fusim në hulli normale, dhe në reformën territoriale, të gjithë deputetët e Partisë Demokratike por edhe të opozitës, diskutuan në raport me reformën territoriale dhe pasojat katastrofike që solli kjo reformë territoriale, të cilët kishin një angazhim qytetar, jo vetëm popull, i cili përkrah dhe suporton Partinë Demokratike, por edhe bashki socialiste, kryebashkiak socialist, njerëz të cilët dogjën testat e Partisë Socialiste.
Nga krahu tjetër, kemi shoqërime të personave të cilët janë të mitur, që është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe po të shihni, pas kallëzimit të realizuar nga ana e Partisë Demokratike dhe e stafit ligjor, por njëkohësisht edhe prezencës së deputetëve në komisariate apo në dhomat e paraburgimit, por njëkohësisht edhe te trauma, janë vendosur, dhe kanë dalur me disa udhëzime, të cilët nuk janë të nevojshëm, se këto i parashikon ligji vetë dhe deri në momentin aktual, nuk është zbatuar ligji, por janë zbatuar urdhrat politik të Edi Ramës”, – tha Gjoni./mxh
