Profesori Enver Bytyçi, doktor në Shkenca Politike, historike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, thotë se e njeh Arlind Qorin, kreun e Lëvizja “Bashkë” që nga auditoret e fakultetit të Shkencave sociale ku të dy kanë qenë pedagog.
Ai thotë se Arlind Qori është pedagog që ka ndikim te studentët, duke i indoktrinuar ata me metodat e komunizmit.
Professor Bytyçi thotë: “Unë e njoh Qorrin. Kemi qenë bashkë në fakultetin e Shkencave Sociale. Ai i indoktrinon studentët deri në atë masë sa t’u thotë se “Diktatura komuniste në Shqipëeri ishte një shtet social i përparuar”! Kaq për ata që nuk e dinë!”
Deklarata vjen në një kohë kur një valë e dhunshme protestash ka mbërthyer Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Ndërkohë që grupe të veçanta studentësh, kanë marrë tanimë iniciativën e denigrimit të personazheve të njohur publikë e politikë, pjesë e një strategjie që vazhdon prej muajsh.
Profesor Bytyçi u kërkon studentëve që janë në protestë të tregohen të kujdesshëm me deputetët e Partisë Demokratike. “Dje ndodhi një grindje e pakëndshme në protestë! U refuzuan deputetët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në të. Ndodhi kjo me arsyetimin se ata janë njësoj me deputetët e PS-së! Kanë mëkate dhe deputetët e opozitës. Por kurrë nuk i kanë votuar si dele ligjet që shesin Shqipërinë. Rinia është në protestë për ta ndaluar shitjen e Shqipërisë. Në këtë pikë ajo i ka aleatë demokratët!” thotë Profesori i shkencave politike./ad
