Last Updated on 27/01/2026 by Monika
Në Kuvend vijon seanca plenare dhe diskutimet për rendin e ditës. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, gjatë diskutimeve për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri-Itali” në disa fusha, kërkoi të zhvillohen diskutime për Kodin e ri Penal dhe ligjet për Reformën në Drejtësi.
Ai u shpreh se qytetarët kanë interes më të madh për drejtësinë sesa për marrëveshjen Shqipëri-Itali.
“Po na bëni sikur po shpikni rrotën. Populli shqiptar sot po pret Kodin Penal dhe ato ligjet për Reformën në Drejtësi. Prandaj ka interesin më të madh se kjo. Njerëzit duan të flasin për ligjet dhe Kodin Penal”, u shpreh Korreshi./mxh
