Last Updated on 08/12/2024 by adminfjala
Të rinjtë e PD-së kanë thirrur ditën e sotme një marshim-protestë në Tiranë për të rikujtuar lëvizjen e nisur 34 vite më parë në Qytetin Studenti që brenda 72 orësh u vendos pluralizmi në vend.
Mes të rinjve i pranishëm do të jetë edhe ish-kryeministri dhe njëherazi kreu i PD-së, Sali Berisha. Protetsa do të nisë në orën 11:00.
Me moton “S’kemi luksin të festojmë”, të rinjtë do të nisen nga “Qyteti Studenti” dhe do të ndalen te Kryeministria.
Partia Demokratike fton çdo të ri që t’iu bashkohet në marshim, duke theksuar se rinia shqiptare nuk ka luksin për ta kremtuar këtë ditë si një ditë feste, për sa kohë Rilindja i ka ekspozuar përballë eksodit drastik dhe kriminalizimit masiv.
“Në ora 11:00, në përkujtim të 8 Dhjetorit 1990, Ditën e Rinisë, FRPD marshon për të nderuar aktin heroik të studentëve që ndezën flakën e demokracisë në Shqipëri.
Marshimi do të nisë nga Qyteti i Studentit për të vijuar drejt Kryeministrisë.
Marshimit do t’i bashkohet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Prof Dr. Sali Berisha.
Ftohet media të ndjekë aktivitetin me kamerat e tyre.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE”./E.T