Last Updated on 08/09/2025 by adminfjala
Ngjarja tragjike në Shkodër, ku Armando Pali dhe Liridon Kraja u ekzekutuan teksa qëndronin në një lokal, ka sjell dhe reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Ky i fundit përmes një postimi në facebook, nuk kurseu kritikat për uniformat blu të cilët i etiketon si “policia e karteleve” ndërsa thekson se qytetarët janë braktisur nga autoritetet.
“Policia e karteleve Ç’tjetër gjë prisni të ndodhë në një narkoshtet? U shuan duke u vrarë, por policia është në drejtim të paditur.
Kupola drejtuese u rri gatitu në këmbë karteleve të drogës. Kërbaçin e kanë vetëm për qytetarët, kurse terrorin patronazhist vetëm ku ka zgjedhje.
Misioni për rend e siguri ka mbetur në letër. Qytetarët janë të detyruar të garantojnë vetë sigurinë e familjes së tyre. Kurrë në 113 vite shtet nuk është braktisur kështu qytetari. Policia punon për kartelet dhe kartelet qeverisin”, shkruan Noka.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është gjuha e rrugës me të cilën Noka i është kthyer një komentuesi në rrjet. Ky i fundit i kujtoi Nokës episodin ku ai vetë është filmuar duke ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë gjatë një proteste.
“O muli do ta hash dhe ti p….e satëme, po prit dhe pak se ato grushta kundër policisë do t’i thyejnë dhëmbët më keq se Likja”, i shkruan komentuesi.
Reagimi i Nokës ishte i denjë për gjuhë rruge: “Merr një brisk dhe eja na mbaro punë bashkë me policinë e karteleve.”/e.t
