Partizani barazoi 2-2 në transfertë ndaj Vorës në javën e 28-të të Superiores. Ndeshja prodhoi shumë episode dhe gola të shënuar në fundin e pjesëve.
Vora kaloi në avantazh në minutën e 42-të me Luis Felipe dhe dyfishoi shifrat në kohën shtesë të pjesës së parë me Ohaegbulam.
Para pushimit, Partizani ngushtoi diferencën falë një goditjeje nga distanca të Doumbia. Pjesa e dytë ishte e luftuar dhe me disa raste nga të dy skuadrat.
Në minutën e 91-të Doumbia u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes si lojtari i fundit. Megjithatë, në fund Partizani arriti të barazojë pas një autogoli të Ohaegbulam.
Pas këtij rezultati, Partizani mbetet në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Vora renditet e teta me 27 pikë./mxh
