Last Updated on 08/12/2024 by adminfjala
Duel dramatik me plot 7 gola ai mes Atletico Madridit dhe Sevilla që përfundoi me rezultatin 4 me 3. Kryeqytetasit e Diego Simeones, arritën një përmbysje emocionuese, duke arkivuar 3 pikë të arta.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1 me 2. De Paul shënoi i pari në minutën e 10-të, ndërkohë që miqtë iu kundërpërgjigjën me Lukebakion dhe Romeron në minutat 12 dhe 32.
Në minutën e 57, miqtë nga Sevilla shënuan edhe golin e tretë me Sanchez, po pavarësisht rezultatit 1 me 3, Atletico nuk u dorëzua. Fillimisht në minutën e 62-të, ishte Griezmann i cili ngushtoi shifrat në 2 me 3.
Për golin e barazimit mendoi Lino në minutën e 79-të, ndërkohë që përmbysja e madhe do të vinte në minutën e 94-t, ku Griezmann vulosi shifrat në 4 me 3. / D.C