Dua Lipa dhe Callum Turner kanë kurorëzuar zyrtarisht dashurinë e tyre. Këngëtarja me famë botërore dhe aktori britanik u martuan në një ceremoni private të zhvilluar në Bashkinë e Old Marylebone në Londër, në prani të familjarëve dhe miqve më të afërt.
Artistja shqiptare tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, e veshur me një fustan të bardhë, doreza dhe një kapelë klasike, ndërsa Callum Turner u shfaq me një kostum elegant dhe kravatë në nuanca blu të errët.
Dua Lipa dhe Callum Turner martohen zyrtarisht, festa e madhe pritet në
Ceremonia civile ishte e thjeshtë dhe diskrete, duke i bërë çiftin ligjërisht bashkëshortë përpara organizimit të festimeve të mëdha.
Sipas raportimeve, festimet e dasmës do të zhvillohen në Palermo të Siçilisë dhe do të zgjasin për disa ditë, duke mbledhur pranë çiftit familjarë, miq dhe të ftuar të veçantë.
Dua Lipa dhe Callum Turner martohen zyrtarisht, festa e madhe pritet në
Lajmi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat nga e gjithë bota kanë uruar çiftin për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre./mxh
