Last Updated on 23/07/2025 by adminfjala
Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal.
Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit, ku shtetasi M.M, i cili ishte duke qarkulluar me një mjet tip Mercedes Benz, është përplasur me mjetin tip Golf, ku udhëtonte shtetasi L.T së bashku me dy fëmijët e tij.
Si pasojë e përplasjes, dy fëmijët 12 dhe 8 vjeç kanë marr lëndime të lehta dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Ata kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët e policisë kryen këqyrjen e vendit të aksidentit dhe veprimet hetimore në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit si dhe kanë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen drejtuesin e mjetit tip Mercedes Benz, shtetasin M.M. m.p.