Deputeti socialist, Erion Braçe u shpreh sot kritik ndaj mënyrës sesi po vijon puna në Bashkinë e Tiranës, që sipas tij as po qeveris dhe as po vetëqeveriset.
Në një dalje televizive, Braçe këto janë procese që mungojnë në bashkinë e kryeqytetit, ndërsa disa javë më parë ka shprehur ambicien për të garuar për drejtimin e saj.
Braçe shtoi se nuk i mungon një njoftim apo një proces, por një aktivizim më i gjerë i PS-së për këtë garë.
“E kam menduar dhe gjatë, për shumë muaj pasi kam parë pas muajve që ishte evidente që Tirana që as po qeveriset dhe as po vetëqeveriset. E kam thënë këto dy muaj, edhe gjatë momentit kur kërkoja këtë proces, janë procese që mungojnë. Jemi kthyer në një mur ku vendosen njoftime. Duhet të jetë një proces shumë i hapur, dialogu që shmang shumë keqkuptim, apo çdo prcocesi rebelimi në PS. I dobishëm është dialogu, çështje themelore që kanë të bëjnë me qytetarët. Unë di që nuk jemi para zgjedhjeve. Krejt normale që të kërkoj një proces, jo një njoftim, jo një qokë. Kërkoj një proces dhe një energjizim të gjithë PS-së”,-tha Braçe./mxh
