Last Updated on 25/05/2026 by EL
Elton Alushi, drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka vendosur papritur të largohet nga detyra, duke i dorëzuar dorëheqjen kryepolicit Skënder Hita.
Shkaqet dhe arsyet që kanë çuar numrin 1 të Policisë së kryeqytetit të japë dorëheqjen mbeten të panjohura, pasi muaj më parë ai ka kaluar me sukses “vettingun” dhe rezultatet e punës së tij në Tiranë janë mjaft pozitive.
Kërkesa është pranuar dhe deri në një moment të dytë, në krye të DVP Tiranë është komanduar Oliger Torba.
Prej më shumë e një viti e gjysmë, strukturat e DVP Tiranë kanë qenë në varësinë e Elton Alushit. Më parë, ai ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Vlorës dhe ka kaluar me sukses vettingun.
Më 7 mars 2025, kryepolici i Tiranës është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për arsye që mbeten edhe sot të panjohura, ndërsa pas daljes nga godina e qelqtë, nuk bëri asnjë koment për mediat./et
