Last Updated on 25/05/2026 by EL
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Vizita e zyrtarit grek është komentuar gjerësisht nga mediat në Athinë, të cilat e lidhin atë me përpjekjet për të rikthyer në tryezë negociatat për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas raportimeve të mediave greke, Athina synon të riaktivizojë procesin e dakordësuar në vitin 2020 për dërgimin e çështjes së delimitimit detar në Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
Gazeta greke To Vima dhe media të tjera në vend raportojnë se në fokus të diskutimeve ka qenë rifillimi i dialogut për zonat detare dhe shelfin kontinental, një proces që prej vitesh ka mbetur i bllokuar mes dy vendeve./et
